Historiku i kompanisë

Ndërmarrja Private “ ODS METAL “, sh.p.k., me seli në Rahovec, është themeluar në vitin 2010 nga Osman Sopaj nga Rahoveci, person me përvojë shumë të gjatë në lëmin e menagjmentit, përpunimit të telit, prodhimit të gozhdave, mbajtësve statik si dhe të produktëve tjera nga teli.

Lokacioni ku zhvillohet veprimtaria ekonomike

Kapacitet prodhuese të kompanisë janë lokuar në Rr. Shkelzen Krasniqi, Tranzit Rahovec- Suharekë, në një lokacion strategjik për prodhimtari.

Tradita afariste dhe potenciali ekonomikë 

Kompania “ODS METAL“sh.p.k., është shumë konkurente në treg dhe ka një traditë  në prodhimin e produktëve të ndryshme nga teli, si dhe në plasmanin e produktëve të prodhuara.

Kompania ka një potencial solid ekonomikë, i cili mundëson progres në zhvillim, duke u bazuar në investimet kapitale në zgjërimin e hapsirave për punë, siq janë: Objekti i prodhimit në sipërfaqe të përgjithëshme prej 1350 m2, si dhe në investimet kapitale të realizuara për blerjen e paisjeve – teknologjisë për përpunimin e telit, gozhdave dhe mbajtësve statik.

Veprimtaria kryesore e kompanisë është :

Prodhimi i gozhdave,
Prodhimi i mbajtësve statik

Kompania ODS METAL sh.p.k. posedon pajisje teknologjike – makineri, përmes të cilave , brenda një ditë pune mund të prodhojë sasi të mjaftueshme të gozhdave dhe mbajtësve statik.

Menaxhmenti dhe të punësuarit – punësimi :

Kompania menagjohet - udhëheqet nga pronari i kompanisë Osman Sopaj, i cili njëherit kryen edhe detyren e Drejtorit të kompanisë dhe është përgjegjës për organizimin e procesit të punës dhe prodhimit.

Kompania përveq pronarit, ka te punësuar punëtor të mjaftueshëm, të cilët angazhohen në detyra të ndryshme të punës, në funksion të ushtrimit të veprimtarisë ekonomike për te cilen është regjistruar në ARBK.